Policia konfirmoi lajmin e Klan Maqedoni për incidentin e mbrëmshëm në Tetovë

Televizioni Klan Macedonia ka raportuar mbrëmë se një zyrtar i qeverisë është përfshirë në një incident në qytetin e Tetovës, me ç’rast disa persona nga ky rast kanë përfundua në stacionin policor.

Të gjitha këto informacione janë konfirmuar sot edhe nga MPB përmes një raporti për mediat, ku thuhet se tre persona janë privuar nga liria për shkak se kanë penguar personin zyrtar të kryej veprimet zyrtare.

Raporti i plotë nga MPB:

Më 24.09.2024, në ora 21:45, në rrugën e ,,Ilindenit” në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë, për shkak të rrezikimit të sigurisë dhe pengimit të personit zyrtar në kryerjen e veprimeve zyrtare, kanë privuar nga liria personat N.M.(40) A.K.(35). ) dhe I.F.(33) të gjithë nga Tetova. Ata janë ndaluar në stacionin policor për procedurë të mëtutjeshme dhe kundër tyre do të vijojë parashtresa përkatëse. /tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share