Policia ka shqiptuar 141 masa ndaj vozitësve në Shkup, 59 prej tyre për tejkalim shpejtësie

Policia e Shkupit ka kryer kontrolle të rrepta në trafik gjatë ditës së djeshme, me qëllim të parandalimit dhe zbulimit të shkeljeve të rregullave rrugore. Në këto kontrolle, policia ka shqiptuar 141 masa ndaj vozitësve që kanë kryer shkelje të ndryshme, si vozitje e shpejtë, drejtim pa patentë, mosrespektim i sinjalizimit, etj.

Sipas Ministrisë për Punë të Brendshme, 59 prej 141 masave kanë qenë për vozitje e makinës mbi shpejtësinë e lejuar, 10 masa për drejtim mjeti pa patentë shofer, nëntë sanksione për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.

Policia bën thirrje për respektim të rregullave në trafik, dhe u kujton vozitësve se shkeljet e tyre mund të sjellin pasoja të rënda për jetën dhe shëndetin e tyre dhe të të tjerëve.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share