Policia jep detaje për shpërthimin në Veri të Kosovës

Mëngjesin e sotëm është raportuar për një shpërthim në Mitrovicën e Veriut.

Zëdhenësi i Policiës Rajonale në Veri, Veton Elshani, ka thënë se është hedhur një granat dore në rrugën “Perandori Dushan”, janë shkaktuar dëme të vogla materiale në dritaren e një shtëpie.

Ai ka shtuar se nga ky shpërthim nuk ka lëndime në njërëz.

“Rreth orës 01.00 dyshohet për shpërthim të një granate dore në rrugë në rrugën Perandori Dushan në Mitrovica Veriore. Dëme të vogla materiale në dritare të një shtëpie. Nuk ka lëndime në njerëz. Njësitet kompetete policore kanë dal në vend të ngjarjes. Policia pas konsultimit me Prokuror ka hap rastin shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, ka thënë Elshani.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share