Policia gjermane arreston dy spiunë që punonin për Rusinë

Policia gjermane ka arrestuar dy persona  që dushohet se punonin si spiunë për Rusinë. Ata kishin planifikuar sulme me bombë në infrastrukturën gjermane me qëllimin për të parandaluar ndihmën për Kievin.

Dy gjermanë me origjinë ruse  janë arrestuar nga policia nën dyshimin se ishin spiunë që punonin për  Kremlinin.

Sipas  mediave gjermane dy të arrestuarit dyshohet se  kishin planifikuar sulme me bomba në infrastrukturën e përdorur nga objektet ushtarake dhe industriale në Gjermani.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Veprimet kishin për qëllim, në veçanti, të  parandalonin mbështetjen ushtarake të ofruar nga Gjermania për Ukrainën .

Thuhet se ata kanë mbledhur informacion duke fotografuar dhe realizuar video  mbi objektivat e mundshëm, duke përfshirë objektet ushtarake  të përdorura nga ushtria amerikane. Sipas  Der Spiegel, objektet përfshinin një  bazëushtarake  në Bavari, ku ushtarët ukrainas trajnohen se si të përdorin tanket amerikane Abrams.

Informacionet e mbledhura ata ja kanë kaluar  më pas  shërbimit sekret rus.

Ministri i Brendshëm i Gjermanisë, Marco Buschmann, përshëndeti një suksesin e  hetuesve në luftën kundër rrjetit të sabotimit dhe spiunazhit të presidentit Vlaidmir Putini.Vlen të theksohet se Gjermania është donatori i dytë më i madh i ndihmës ushtarake për Ukrainën pas SHBA-së.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share