Policia Financiare: Certifikata të rreme për ISO standarde – kallëzim penal kundër një personi

Drejtoria e Policisë Financiare në Prokurorinë Themelore Publike – Shkup, siç njofton KlanM, ka dorëzuar kallëzim penal kundër një personi, në cilësinë e bashkë-pronarit dhe drejtuesit të Shoqërisë për kontroll teknik dhe certifikata Euro Cert SHPK import-eksport Shkup-në likudim, për shkak të dyshimeve për vepra të kryera penale falsifikimin e dokumenteve sipas nenit 378 paragrafi 1 dhe Mashtrim sipas Nenit 247 paragrafi 1 lidhur me paragrafin 4 të Nenit 45 dë Kodit penal të RMV-së.

“I denoncuari, nga viti 2017 deri në 2021, në Shkup ka përgatitur certifikata të rrejshme për ISO Standarde 9001:2015 Ssietm për menaxhim me kualitet, 14001:2015 Ssitem për mbrojtje të mjedisit jetësor dhe 45001:2018 Sistem për mbrojtjen e shëndeteit dhe sigurisë në punë, me qëllim që për vete të përfitojë dobi pronësore jashtëligjore, duke çuar në mashtrim më shumë persona juridik me prezantime të rrejshme se janë të vërteta, kurse i njëjti ka qenë I vetëdijshëm dhe ka pasur njohuri se bashkëpunimi me personin juridik jashtë vendit I është ndërprerë dhe gjatë përgatitjes së certifikatave të lartpërmendura ks shrytëzuar logon e personit juridik jashtë vendit me qëllim të përfitimit” – thuhet në komunikatën e Policisë Financiare.

Sipas tyre, sic percjell KlanM, I denoncuari ka qenë I vetëdijshëm se Certifikatat për ISO Standardet kanë qenë të rrejshme, ua ka dhënë më shumë subjekteve juridike që t`i shfrytëzojnë si të vërteta, për çka ka përfituar 6.179.272 denarë. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share