MPB-ja njoftoi se gjatë ditës së dielë më 09.12,2024, sipas një plani paraprakisht të përgatitur nga Njësia për tregti të jashtëligjshme dhe Njësisë për polici interveuese pranë SPB-Shkup, gjatë një kontrolli në Bit Pazar të Shkupit, nga liria janë privuar dy persona, kurse janë gjetur dhe konfiskuar 40.000 copë piroteknikë, duhan dhe cigare pa banderola.
Sipas MPB-së, tek B.I (47) nga Studeniçani janë gjetur 11.604 mjete piroteknike, para, rreth 40 kg duhan dhe sasi të mëdha të cigareve pa banderola. Tek S.N (48) nga Shkupi janë gjetur 14.942 copë mjete piroteknike dhe para.
“Personat janë privuar nga liria dhe kundër tyre do të dorëzohet kallëzim penal sipas nenit 396 paragrafi 7 të Kodit Penal. Gjithashtu, gjatë kontrollit të një tezge të improvizuar janë gjetur rreth 14.000 mjete piroteknike” – thuhet në komunikatën e MPB-së.