Policia e Kosovës po e kërkon, njoftimi thotë se Noizy këndon sonte në Gjilan

Reperi i njohur Rigels Rajku, i njohur me emrin artistik Noizy, është duke u kërkuar nga Policia e Kosovës pas incidentit në një diskotekë në Pejë.

Burime të Insajderit, kanë treguar se policia është duke e kërkuar intensivisht për të arrestuar reperin.

Burimi ka thënë se ka dyshime se ai aktualisht ndodhet brenda Kosovës dhe ka përformuar në një nga klubet në Prishtinë.

Policia e ka zhvilluar kërkime te DJ personal i reperti në lagjen “Dragodan”. Por, sipas informacioneve jo zyrtare, policia i ka lënë ftesën për Noizyn që të paraqitet në stacion policor, por i njëjti nuk është paraqitur.

Siç duket, një tjetër diskotekë e pret sonte Noizyn për një tjetër ndejë, ndonëse policia e prokuroria janë vënë në ndjekje të tij.

Disoteka “Stop” në Gjilan njoftoi mbrëmë se Noizy të hënën do të mbajë një koncert aty.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share