Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar një të dyshuar për sulm me armë ndaj personave zyrtarë

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë realizimit të detyrave zyrtare, sot, më 09.02.2022, rreth orës 15:00, në Jarinje ka arritur të identifikojë dhe të ndalojë të dyshuarin M.A., mashkull kosovar i përkatësisë serbe, i cili ishte në kërkim.

Personi i ndaluar është i dyshuar për përfshirje në sulm me armë zjarri ndaj personave zyrtarë, “vrasje e rëndë (në tentativë)”, rast ky i kryer kohë më parë.

Policia e Kosovës do të vazhdojë angazhimet dhe aktivitetet e saja në realizimin e objektivave policore, përfshirë edhe arrestimin dhe vënien para drejtësisë të personave të kërkuar edhe ky arrestim dëshmon se askush nuk mund t’i ikë drejtësisë dhe herët a vonë do të përballet me forcën e ligjit.

Me autorizim të prokurorit kompetent i dyshuar është dërguar në mbajtje.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share