Policia dje shqiptoi 824 sanksione për tejkalim të shpejtësisë

Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se gjatë aksionit të kontrollit në të gjithë territorin e vendit, gjatë ditës së djeshme janë sanksionuar 824 shoferë automjetesh për tejkalim të shpejtësisë, nga të cilët 438 në vende të populluara dhe 386 jashtë qytetit.

“Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme (26.02.2023), ka kryer kontroll aksionar në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e automjeteve që lëvizin me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar, gjatë së cilës janë sanksionuar 824 shoferë të automjeteve. Prej tyre, 45 automjete kanë qarkulluar me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar dhe 14 automjete me shpejtësi edhe më shumë se 70 kilometra në orë. Njëkohësisht, 438 automjete kanë tejkaluar shpejtësinë në vendbanime, ndërsa 386 jashtë vendbanimeve”, informojnë nga MPB.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme apelojmë tek të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që të respektojnë rregullat dhe dispozitat e qarkullimit rrugor dhe informojnë se kontrollet në komunikacion do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share