Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar pasi një shqiptar është arrestuar në Britani, nën dyshimet se ai po bartte marihuanë, kur në fakt ai në dorë kishte çaj mali që e kishte sjellë nga Shqipëria.
“Agimi është një piktor shqiptar punëtor që pikturon në shtëpitë e britanikëve. Çfarë po shkakton një padrejtësi kaq të rëndë në Britani që këta individë të virtytshëm të vuajnë kështu?”, pyeti Rama në Twitter.
Policia britanike ndaloi Agim Agajn, duke dyshuar se merrej me barërat e këqija – vetëm për të gjetur se rezervat e tij ishte çaj bimor.
Agaj, 53 vjeç, tregoi se ai u kontrollua dhe u mbajt për 15 orë pasi gjethet e bimës së tij u morën kur furgoni i tij u ndalua.
Oficerët që menduan se ishte marihuanë e mbajtën Agimin nën dyshimin e posedimit me qëllim furnizimi, e prangosën dhe e dërguan në qeli.
Agimi u mbajt në një qeli dhe u intervistua të nesërmen para se të lirohej pa akuzë sepse nuk kishte prova.
Anglia po bëhet gjithnjë e më e ashpër ndaj emigrantëve që tentojnë të hyjnë në ishull.
Pak javë më parë, kryeministri atje, Rishi Sunak, futi në fuqi një ligj që të gjithë emigrant që tentojnë të arrijnë në Britani përmes varkave, të kthehen mbrapa, pa marrë parasysh arsyet për emigrim.
Ata që me barka hynin në Britani ishin kryesisht shqiptarë. /Klankosova.tv