Kosovë: Aksion në Shtërpcë kundër strukturave ilegale serbe

SEKUESTROHEN DOKUMENTACIONE DHE PAJISJE

Katër lokacione janë bastisur në qytezën e Shtëprcës, e banuar me shumicë serbe.

Në aksionin kundër strukturave ilegale policia ka larguar kamerat e vendosura kundërligjshëm.

Sipas njoftimit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, gjatë aksionit janë sekuestruar dokumentacione dhe pajisje në objektin e strukturave ilegale.

Ndërsa janë larguar edhe të gjitha pajisjet për monitorim të kamerave të sigurisë nga strukturat ilegale.

“Këto struktura ilegale janë kundër rendit juridik dhe kushtetues të Republikës së Kosovës dhe konsumojnë elemente të veprës penale “bashkimi për veprimtari kundër kushtetuese të ndërlidhura për veprën e spiunazhit”, ka thënë prokurori Rasim Maloku

Ishte raportuar se autoritetet paralele serbe në Kosovë në fund të vitit të shkuar patën nënshkruar kontratë dhjetëra mijëra euroshe për të blerë disa kamera të sigurisë, incizues digjitalë dhe pajisje të tjera nga nje kompani që është pjesë e listës së zezë amerikane.

Ndaj aksionit ka reaguar Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë. Ajo ka thënë se qëllimi i aksionit është frikësimi dhe maltretimi i serbëve.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share