Polici vret 2 turistë izraelitë në Egjipt

2 turistë izraelitë dhe guidatori i tyre egjiptian janë qëlluar për vdekje në qytetin egjiptian të Aleksandrisë. Lajmin e bëri të ditur tha Ministria e Jashtme e Izraelit.

Një oficer policie dyshohet se hapi zjarr ndaj një grupi turistësh izraelitë në qytet. Sipas raportimeve, oficeri tani është në paraburgim.

Kanali televiziv “Extra News” citoi gjithashtu një zyrtar të paidentifikuar të sigurisë të thoshte se një person tjetër u plagos në sulm.

Ky është sulmi i parë i tillë ndaj izraelitëve në Egjipt në dekada./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share