Një punonjës policie i Maqedonisë së Veriut në pikën kufitare Qafë Thanë është filmuar duke marrë ryshfet, raporton MPB.
Sipas njoftimit, Departamenti për Kontroll të Brendshëm, Hetime Kriminale dhe Standarde Profesionale në Ministrinë e Punëve të Brendshme ka bërë kallëzim penal kundër K. M. për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për veprën penale të marrjes së ryshfetit nga neni 357. Padi ka përfituar edhe shtetasi G.B. për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale të ndihmës së kryerësit.