Policët serbë të kërcënuar vijojnë punën

Autoritetet thonë se të gjitha rastet po shqyrtohen dhe hetohen

Këta policë serbë të veriut dhanë dorëheqje në nëntor të vitit të kaluar ndërsa në të njëjtën kohë 45 qytetar serbë të rinjtë tashmë veç ishin pranuar për të shërbyer në policinë e Kosovës. Dorëheqja e serbëve nga institucionet nuk ndikoi te ta, ata vazhduan duke u marrë me procedurat e punësimit. U shkolluan për 6 muaj në akademinë policore të Kosovës dhe ishin në mesin e 490 kadetëve të rinj të gjeneratës së 58.

Ata prej të hënën nisën punën praktike ku 74 kadetë të rinjtë më shumë se gjysma e tyre serbe iu shtuan policisë së Kosovës në katër komunat veriore. Kërcënimet që iu bënë në rrjetet sociale si duket nuk po ndikojnë fare te ta.

Pati reagime të shumta si nga ambasadorët e vendeve të QUNTIT të akredituar në Kosovë, kryeministri Albin Kurti si dhe shefi i EULEX-it të cilat kërcënimet ndaj tyre i cilësuan si të papranueshme.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share