Pogba rezulton pozitiv në testin për doping – rrezikon katër vjet largim nga futbolli

Futbollisti francez, Paul Pogba, është pezulluar përkohësisht nga gjykata italiane e antidopingut, derisa mesfushori i Juventusit mund të dënohet deri në katër vjet me largim nga futbolli pasi dështoi në testin e drogës në Itali.

Testi i anti-doping i është bërë francezit pas fitores 3-0 të klubit të tij në Udinese më 20 gusht, ka njoftuar të hënën gjykata kombëtare antidoping e Italisë, shkruan The Guardian, transmeton Klankosova.tv.

Testi ka zbuluar nivele të larta të testosteronit, një hormon që mund të rrisë qëndrueshmërinë e një atleti, që do të thotë se Pogba gjithashtu do të duhet të ekzaminohet.

30- vjeçari është pjesë e Juventusit që nga viti 2022, i cili erdhi si transferim i lirë nga Manchester United.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share