Poezia më e mirë në manifestimin letrar “Adem Demaçi” në Podujevë

Poezia e poeteshës tetovare  Sadije Aliti shpallet si poezia më e mirë në Manifestimin letrar “Adem Demaçi” organizuar nga Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës, dega në Podujevë nga kryetari i kësaj dege Ramë Oraça. Në mesin e shumë poezive konkurruese, poezia me titull “Kulla” shpallet si poezia më e mirë e këtij manifestimi letrar.

Sadije Aliti theksoi se: “Ky është një çmim i vlerësuar dhe i rëndësishëm që i bëhet poezisë e vargut tim, veçanërisht në një përvjetor që e mban emrin e emblemës rezistuese për lirinë dhe fjalën shqipe, krijuesit letrar “Adem Demaçi”, sigurisht se është një ndjenjë e veçantë që i shton peshë krijimtarisë sime, faleminderit jurisë dhe organizatorëve”.

Çmimin e ndau romansieri i njohur shqiptar Nazmi Rrahmani.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Autorja është anëtare e Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës prej vitesh dhe ka të botuara 24 tituj, është e përthyer në disa gjuhë të botës dhe ka marrë pjesë në shumë festivale e organizime poetike ndërkombëtare. Vlen të përmendet përurimi i krijimtarisë letrare gjatë këtij viti në Prizren, Mitrovicë e Prishtinë. Pjesëmarrja në festivalin e  këngës e poezisë në Kytahja të Turqisë në gusht të këtij viti, në Festivalin e poezisë së dashurisë në Tivar të Malit të Zi në shtator, pjesëmarrja dhe promovimi i librit në  Panairin e librit më të madh në botë në Frankfurt të Gjermanisë. Si dhe pjesëmarrje në festivale e aktivitete kulturore në hapësirat shqiptare.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share