Mykhailo Podoliak, këshilltar i presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, deklaroi sot se çdo plan për t’i dhënë fund luftës me Rusinë duhet të bazohet në ligjin ndërkombëtar. Kështu ai komentoi planin e paqes në Ukrainë të paraqitur nga dy këshilltarët kryesorë të ish-presidentit të SHBA-së, Donald Trump.
Plani i tyre përshkruan një kusht: Ukrainës do t’i jepen më shumë armë amerikane vetëm nëse ecën përpara me bisedimet e paqes. Podoliak theksoi se ngrirja e luftës në vijën aktuale të frontit do të ishte “e çuditshme”, pasi Rusia ka shkelur ligjin ndërkombëtar dhe ndodhet në tokën ukrainase. Presidenti Zelensky ka propozuar një formulë të qartë për paqen, bazuar në të drejtën ndërkombëtare.