INTEGRIMI I RAJONIT NË BE
Presidenti malazez Milatovic nuk e pranoi propozimin e homologes sllovene drejtuar Brukselit që të anëtarësojë në grup shtetet ballkanike. Nga forumi i Athinës Milatovic tha se Mali i Zi duhet të jetë anëtari i 28-të i BE-së në vitin 2028.
Në forumin ekonomik të Athinës, Presidenti malazez Jakov Milatoviq nuk e pranoi propozimin e homologes sllovene drejtuar Brukselit që të anëtarësojë në grup shtetet ballkanike. Milatovic tha se Mali i Zi duhet të jetë anëtari i 28-të i BE-së në vitin 2028.
“Nga dhjetë vendet kandidate për anëtarësim në BE Mali i Zi është më i avancuari ekonomikisht, ka përdorur euron që nga viti 2001. Vendi aktualisht qeveriset nga një brez i ri i politikanëve kështu që tani synimi ynë është të bëhemi shteti i 28-të anëtar i Bashkimit Evropian” – tha Jakov Milatovic.
Lufta në Ukrainë sipas Milatovic shërbeu si një alarm zgjimi, sepse tashmë kuptohet se zgjerimi i BE-së ka të bëjë edhe me sigurinë e kontinentit evropian.