“Po unë si kam kërkuar takim” – Edi Rama përgjigjet për “refuzimin e Kasamit”

Kryeministri Edi Rama u shpreh i habitur nga pyetja e gazetarëve në lidhje me takimin ” e refuzuar” nga kreu i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, përcjell KlanM.

“Po unë si kam kërkuar takim”, tha shkurt Rama.

Më tej, siç përcjell KlanM, Rama vijoi me ironizime në adresë të kreut të Komunës së Tetovës.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Mund të jetë gëzuar paraprakisht duke menduar se unë mund t’i kërkoj takim. Një refuzim preventiv quhet ky…Kryetari i Komunës së Tetovës, djalë i mirë. Nuk do ta hiqja kurrë nga puna e komunës sot për punët e NATO-s”, deklaroi Edi Rama./KlanMacedonia

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share