Të paktën 78 persona janë vrarë gjatë përplasjeve në një shkollë në kryeqytetin e Jemenit Sanaa, ku po shpërndaheshin ndihma për Ramazan.
Pamjet video në mediat sociale tregojnë skena kaotike pas incidentit që ndodhi në zonën Bab-al-Yemen të qytetit.
Agjencia e lajmeve Reuters raporton se qindra njerëz u mblodhën në shkollë për të marrë donacione të cilat arritën në rreth 9 dollarë për person.
Përgjegjësit për shpërndarjen e ndihmave janë arrestuar, ndërsa po hetohet për ngjarjen.
Shumë persona të tjerë mbetën të plagosur.
Jemeni është shkatërruar nga konflikti që u përshkallëzua në vitin 2015, kur rebelët Huthi morën kontrollin e pjesës më të madhe të perëndimit të vendit.
Klan News