Po nxirrte rrobat nga lavatriçja, kontakti me energjinë elektrike i merr jetën nënës 20-vjeçare

Teksa ka qenë duke nxjerrë rrobat nga lavatriçja, një nënë 20-vjeçare ka rënë në kontakt me energjinë elektrike pasi lavatriçja kishte akoma ngarkesë elektrike.

20-vjeçarja, Viviane Rodrigues nga Juazeiro i Brazilit verilindor u dërgua me urgjencë në spital nga bashkëshorti, por për të renë kontakti me energjinë elektrike kishte qenë fatal pasi nuk kishte më shenja jete.

Pas autopsisë, trupi i saj u dërgua në komunitetin rural të Gameleira do Di në komunën e Campo Formoso, ku jeton familja e saj ku dhe u varros dje. E reja la pas bashkëshortin dhe djalin e vogël.

Kjo nuk është tragjedia e vetme që ka ardhur si pasojë e kontaktit me energjinë eletrike të lavatriçes që është raportuar vitet e fundit.

Një fëmijë i vogël vdiq vitin e kaluar pasi pati kontakt me energjinë elektrike të lavatriçes që ishte ndezur. Rreziqet e mundshme të makinave larëse për fëmijët, por edhe për të rriturit janë raportuar gjerësisht./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share