Një futbollist ka mbetur i plagosur me armë gjatë një ndeshjeje në Irlandë. Ngjarja ndodhi në Irlandë teksa luhej ndeshja mes Rearcross FC ndaj Ballymackey FV të shtunën në darkë.
Policia po heton nëse futbollisti u qëllua nga një plumb qorr i goditur nga një gjahtar pranë fushës. Lojtari mori ndihmën e nevojshme mjekësore në fushën e blertë dhe më pas u nis me ambulancë drejt spitalit.
Të dielën në mëngjes ai doli nga spitali me një plagë në krah.
“I gjithë Rearcross FC është tronditur nga ngjarja natën e kaluar kur ekipi ynë “B” i të rinjve po luante ndeshjen e vlefshme për ligën e Divizionit 2 dhe një incident shumë i rëndë ndodhi. Jemi të lumtur që futbollisti ynë është mirë. I urojmë shërim të shpejtë dhe i bëjmë me dije se i gjithë klubi qëndron me të dhe familjen e tij në këtë periudhë”, reagoi zyrtarisht ekipi.
Nga ana tjetër policia i ka kërkuar publikut që të tregojnë nëse kanë informacione se në zonë ka pasur gjuetarë në momentin e ngjarjes./tvklan.al