“Po cila është alternativa…” – Ademi: Çdo alibi kundër ndryshimeve kushtetuese e minon të ardhmen evropiane të vendit

Alibitë e ndryshme për kushtëzime të votimit të ndryshimeve kushtetuese, paraqesin minim të procesit integrues të vendit, vlerëson në Klan Debat, Arbër Ademi nga BDI. Ai u shpreh se edhe sikur t’i kenë siguruar votat nevojshme, vendit i duhen 4 muaj e gjysmë për të përmbyllur ndryshimet kushtetuese. Sipas tij, nëse nuk arrihet në kohë me këtë proces, mudn të ndodh ndarja me Shqipërinë në procesin e negociatave.

“Po cila është alternativa tjetër? Në qoftë se të gjitha partitë politike relevante në vend janë pro BE-së, atëherë çfarë duhet të presim? Atëherë e vetmja rrjedhë logjike nga deklaratat e tilla që thuhen para opinionit është që të ulemi bashkë, të draftojmë propozimet dhe qeveria t’i dorëzojë në Kuvend e ne t’i procesojmë së më shpejtë. në të kundërtën, çfarëdolloj alibi, nënkupton minim të këtij procesi”, deklaroi Arbër Ademi.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share