Plevneliev: Serbia nuk do të lejojë hyrjen e RMV-së në BE

PETKOV: ËSHTË KOHA QË SOFA DHE SHKUPI T`U KTHEHEN TEMAVE POZITIVE

Serbia do të bëjë gjithçka që të ndalojë procesin negociues për hyrje të RMV-së në BE, para hyrjes së saj – ka deklaruar ish-Presidenti bullgar, Rosen Plevneliev, për televizionin publik të Bullgarisë. Sipas tij, sic percjell kalanM, Serbia ende është në hamendje midis orbitës së Rusisë dhe Evropës.

Rosen Plevneliev I cili ka qenë President I Bullgarisë nga viti 2012 deri më 2017,  gjithashtu ka deklaruar se Qeveria në Maqedoninë e Veriut përballet me sfida të ndryshme dhe situata e saj nuk është aspak e lehtë.

“Për këtë shkak pozicioni bullgar duhet të jetë ndihma në integrimin evropian të fqiut tonë. Duhet të kemi politikë më të balancuar. Ne në Bullgari duhet të kemi kujdes që të mos provokojmë. Duhet të sillemi si të rritur, duhet ta dijmë se është e vështirë beteja të heqish dorë nga e kaluara fashiste, Titiste dhe Staliniste. Fatkeqësisht elitat e sotme në RMV ende vuajnë nga kjo” – tha Rosen Plevneliev – ish president i Bullgarisë.

Për rasportet Shkup – Sofje është prononcuar edhe ish-Kryeministri I Bullgarisë, Kiril Petkov. Në një prononcim për Radion kombëtare bullgare, Petkov, sic percjell KlanM, tha se është koha që Sofja dhe Shkupi t`u kthehen çështjeve pozitive, duke përmendur mes tjerash infrastrukturë dhe ekonominë.

Sipas tij, RMV-së duhet t`i thuhet se kushtet vendosen nga BE-ja dhe nëse dëshiron të ketë të ardhme evropiane nuk ka zgjidhje tjetër përveç se të fillojë të punojë rreth temave pozitive me Bullgarinë dhe të mënjanojë gjuhën e urrejtjes. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share