Kuvendi i Pavarur Studentor – Plenumi lidhur me çështjet e paradokohshme me prezencën e mediave në seancat e tyre plenare, ka sqaruar situatën e krijuar.
“Seancat plenare të Plenumit janë takime të brendshme të punës së studentëve, ku diskutohen dhe miratohen vendime që janë të bëjnë me funksionimin e Plenumit. Këto seanca nuk janë tubime publike dhe kanë për qëllim të sigurojnë hapësirë për diskutime të hapura dhe të lira midis studentëve” – thonë nga Plenumi.
“Edhepse çmojmë rolin e mediave në informimin e opinionit, Plenumi vendosi ta kufizojë praninë e mediave në këto seanca, me qëllim që të mbrojë privatësinë e studentëve dhe të sigurojë zhvillim të papenguar të procesit të punës” – thuhet në reagimin e Plenumit.