PLAY-OFF EURO 2024: Mësohen ekipet finaliste për kualifikim në Kampionatin Europian

Uellsi, Polonia, Ukraina, Islanda dhe Greqia janë skuadrat të cilat i janë bashkuar Gjeorgjisë në finalet e play-off të Euro 2024. Këto skuadra do të luajnë më  26 mars  kur  edhe  do të mësohen tre ekipet kombëtare që do të kompletojnë 24 ekipet pjesëmarrëse në Euro 2024 që do të mabhet në Gjermani.

Në pesë ndeshjet  gjysmëfinale që u zhvilluan mbrëmë u  shënuan  gjithësejt  24 sidomos  në  ndeshjet Poloni – Estoni 5-1, dhe Greqi – Kazakistan 5-0 .

Fitore të sigurt ka shënuar edhe Uellsi ndaj Finlandës 4-1, ndërsa  surprise janë fitoret e Ukrainës ndaj Bosnja e Hercegovinës  në transfertë 2-1,  dhe  fitorja e  Islandës kundë Izraelit  4-1  në fushën  neutral në Budapestë.

Rezultatet:

RRUGA A
UELLS – FINLANDË 4-1  dhe POLONI – ESTONI 5-1 

RRUGA B:
BOSNJË HERCEGOVINË-UKRAINË 1-2 dhe IZRAEL – ISLANDË 1-4  

RRUGA C
GREQI-KAZAKISTAN 5-0 dhe Greqi Kazakistan 5-0

Në finale të play off-it më 26 mars, takohen: Gjeorgji – Greqi. Ukrainë – Islandë dhe Uellsi – Polonia. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share