Uellsi, Polonia, Ukraina, Islanda dhe Greqia janë skuadrat të cilat i janë bashkuar Gjeorgjisë në finalet e play-off të Euro 2024. Këto skuadra do të luajnë më 26 mars kur edhe do të mësohen tre ekipet kombëtare që do të kompletojnë 24 ekipet pjesëmarrëse në Euro 2024 që do të mabhet në Gjermani.
Në pesë ndeshjet gjysmëfinale që u zhvilluan mbrëmë u shënuan gjithësejt 24 sidomos në ndeshjet Poloni – Estoni 5-1, dhe Greqi – Kazakistan 5-0 .
Fitore të sigurt ka shënuar edhe Uellsi ndaj Finlandës 4-1, ndërsa surprise janë fitoret e Ukrainës ndaj Bosnja e Hercegovinës në transfertë 2-1, dhe fitorja e Islandës kundë Izraelit 4-1 në fushën neutral në Budapestë.
Rezultatet:
RRUGA A
UELLS – FINLANDË 4-1 dhe POLONI – ESTONI 5-1
RRUGA B:
BOSNJË HERCEGOVINË-UKRAINË 1-2 dhe IZRAEL – ISLANDË 1-4
RRUGA C
GREQI-KAZAKISTAN 5-0 dhe Greqi Kazakistan 5-0
Në finale të play off-it më 26 mars, takohen: Gjeorgji – Greqi. Ukrainë – Islandë dhe Uellsi – Polonia. /tvklan.mk/