Platforma e Organizatave Kundër Korrupsionit kritikon procesin e riorganizimit të ministrive

Një valë e re e kritikave ka përfshirë procesin e riorganizimit të administratës shtetërore pasi Platforma e Organizatave Civile për Luftën Kundër Korrupsionit ka shprehur shqetësimet e saj lidhur me mungesën e transparencës dhe konsultimit. Në një deklaratë të fundit, Platforma ka theksuar se vendimi për të ngritur tre ministri të reja dhe për të riorganizuar strukturat ekzistuese pa një vlerësim të detajuar paraprak është një hap i gabuar që minon besimin e publikut dhe bashkëpunimin me shoqërinë civile.

Sipas Platformës, ky proces duhet të bazohet në parimet e hapjes dhe përfshirjes së qytetarëve në vendimmarrje, veçanërisht në ndryshimet që prekin funksionimin e institucioneve shtetërore.

“Gjithashtu, ngritja e tre ministrive të reja dhe riorganizimi i sistemit të administratës shtetërore pa një analizë të thellë paraprake të arsyetimit të propozimit është e papranueshme për Platformën e Organizatave Civile për Luftimin e Korrupsionit. Theksojmë se kjo ka një ndikim negativ në bashkëpunimin dhe besimin e shoqërisë civile me politikëbërësit publikë,” thonë nga Platforma Civile.

Reagimi vjen në kohën kur projektligji për riorganizimin e ministrive ka kaluar në procedurë të shkurtuar parlamentare, duke u miratuar nga deputetët dhe duke u dërguar për shqyrtim në komisionet përkatëse.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share