Përurohen tre amfiteatro në UT

DO TË MBAJNË EMRAT ABDYLSELAM EMINI, RAFI HALILI, SEVASTI DHE PARASHQEVI QIRIAZI

Tre amfiteatrot e UT-së nga sot do të mbajnë emrat e Abdylselam Emini, Rafi Halili, Sevasti dhe Parashqevi Qiriazi, mësueset e para të gjuhës shqipe. Pllakat perkujtimore që u zbulua sot bëri bashkë thujse gjithë funksionarët shqiptar të ekzekutivit.

“Bashkë me ministrin e arsimit dhe përfaqësues tjerë qeveritar sot bëmë përurimin e tre amfiteatrove të cilët do të bartin emrat e figurave mjaftë të shquara të historisë tonë kombëtare dhe po ashtu pamë punimet të cilat  janë realizuar me investim të ministrisë së arsimit dhe shkencës pra behet fjalë për renovim të plotë të objektit në të cilën janë fakulteti i teknologjisë ushqimore dhe të ushqyerit, fakulteti i bujqësisë, fakulteti i arteve dhe fakulteti i kulturës fizike” – tha Kushtim Ahmeti, kryetar i Senatit të UT-së.

I pranishëm ishte edhe ministri i arsimit dhe shkencës i cili shtoi se i shohin nga afërt investimet infrastrukture që ministria e arsimit ka bërë në bashkëpunim me Universitetin e Tetovës.

“Sot jemi për të parë disa investime infrastrukturore të cilat janë bërë në ish objektin e vjetër të UT-së, nga ana e ministrisë së arsimit dhe shkencës por në të njëjtën kohë nga ana e Universitetit të Tetovës. Shumë e rëndësishme është për rezultate të mira për procesin edukativo arsimor edhe aktiviteti që ishte në javën që shkoi, kontributi shkencor që jepet nga ajo konference shkencore por në të njëjtën kohë edhe  investimi në infrastrukture për kushte më të mira” – tha Jeton Shaqiri, ministër i Arsimit dhe Shkencës.

Shaqiri shtoi se me aktivitete të cilat do të bëhen për nderë të ditës se alfabetit shqip, do të vazhdojnë edhe gjatë ditën e nesërme. /KlanMacedonia/

Përgatiti: Avni Tahiri

Lexo gjithashtu
Total
0
Share