Platforma e legjitimitetit ndëretnik në RMV/ VMRO-DPMNE: Platforma e BDI-së e papranueshme!

Për VMRO-DPMNE-në nuk është e pranueshme platforma e BDI-së për legjitimitet ndëretnik dhe ligjshmëria e parimit për koalicionim “fituesi me fituesin” përmes interpretimit autentik të Marrëveshjes së Ohrit. VMRO-DPMNE ka akuzuar BDI-në se me qëllim krijojnë ndasi etnike, sic thonë, vetëm për shkak se nuk janë pjesë e pushtetit.

“Për VMRO-DPMNE-në nuk është e pranueshme parimi zhvatës që përfaqësohet nga BDI-ja, kurse kjo është se nëse nuk jemi pjesë e qeverisë që të vjedhim atëherë do të krijojmë çështje etnike dhe ndasi. Të rikujtojmë se para një muaji e gjysmë, BDI-ja ishte në pushtet me LSDM-në dhe atëherë për Ali Ahmetin nuk kishte rëndësi ndarja rajonale e Maqedonisë, siç ishte që “Arbëria” t`i fitojë tenderët e Artanit, nipi i Aliut ta blejë “Soravinë” ose firmat nënkontraktuese të “Behtel dhe Enka” të jenë të njëjtat nga Zajazi apo të afërt me BDI-në”, tha Miteva./tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share