Platforma “100% të përkushtuar për ty” – Reforma në ekonomi, financa, administratë publike

Sot qeveria organizoi panel- diskutimin me temë: “Projekte, investime dhe reforma në ekonomi, financa dhe administratën publike”.

Në këtë panel diskutimi morrën pjesë Ministri i Ekonomisë, Ministrja e Financave dhe atë të Administratës Publike, drejtorin e APRMV-së si dhe drejtorin e drejtorisë së Doganave.

Besar Durmishi Ministër i Ekonomisë deklaroi se në 100 ditët e kaluara kjo ministri është  përkushtuar për mbështetjen e bizneseve dhe familjeve dhe mbrojtjen e standardit jetësor të qytetarëve dhe shtoi se I është dorëzuar leja e punës kompanisë gjermane “Kiel” në zonën industriale Tetovë.

“Ne shpallëm Shportën e Konsumatorit të Vjeshtës dhe kufijtë e marzheve në 10% në tregtinë me shumicë dhe pakicë në 73 grupe ushqimore bazë, diçka që është shumë e rëndësishme për të gjitha familjet. Kjo masë do të vazhdojë edhe në periudhën në vijim si shportë për Krishtlindje, shportë Ramazani, shportë për Pashkë, të gjitha me qëllim që t’i takojmë qytetarët para festave kur ka rritje të çmimeve të produkteve ushqimore bazë”, tha Durmishi. 

Ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska deklaroi se investimet sjellin rritje ekonomike dhe standard më të lartë jetese dhe se nuk mund të mbështetemi vetëm në rritje të pagave:

“Një standard jetese cilësor dhe më i mirë nuk do të thotë vetëm rritje pagash, por përmirësim në të gjitha segmentet, domethënë do të thotë edhe ekonomi më e mirë, shëndetësi, infrastrukturë më e mirë”- deklaroi ministrja e Financave Gordana Dimitrieska-Koçoska.

Ajo ka folur edhe për kredinë ndaj Hungarisë ku shtoi se:

“Nuk ngutemi me këstin e dytë të kredisë hungareze. Duhet të jemi të sigurt se do të kemi para sepse eurobondi maturohet në janar të vitit të ardhshëm.”

Ndërkaq lidhur me projeksionet e Bankës Botërore, e cila planifikon rritje ekonomike prej 1.8 për qind, ministrja e Financave tha se pritjet e Qeverisë janë që deri në fund të vitit rritja ekonomike të jetë së paku 2.1 për qind. /tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share