Numri i të ardhurve të paligjshëm është trefishuar
Ne kushtet kur numri i te ardhurve të paligjshëm ne BE nga Ballkani Perëndimor është trefishuar komisioni Evropian propozoi një Plan Veprimi me 20 masa për procedura të shpejta për riatdhesimet si dhe luftë kundër kontrabandës. Propozimi u publikua në prag të samitit BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë. U nënvizua se nevojiten ” hapa urgjent ” për t’u përafruar me politikën e vizave të BE-së.
“Kemi marre angazhime nga Serbia per te rivendosur vizat per shtetasit nga Tunizia, Burundi dhe India. Emigrantët e paligjshëm që arrijnë në BE vijnë kryesisht nga Serbia por edhe nga te gjitha shtetet e Ballkanit perëndimor që janë te infektuara nga ky fenomen.
Mospërputhja e regjimit pa viza me politikën e vizave të BE-së kontribuon gjithashtu në rritjen e numrit të personave që mbërrijnë drejtpërdrejt me avion në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe kalojnë në BE”, ka thënë komisionerja për emigracionin në BE Ylva Johansson.
Synohet forcimi i menaxhimit të kufirit përgjatë rrugëve ballkanike duke dislokuar policë të FRONTEX. 500 policë të FRONTEX veprojnë në kufijtë e shtetet e rajonit me fqinjët nga BE-ja, brenda kufijve ballkanike
Një program i ri për kthimin nga rajoni do të zhvillohet në vitin 2023, i cili do të forcojë bashkëpunimin dhe koordinimin në nivel operacional midis BE-së, Ballkanit Perëndimor dhe vendeve të origjinës.
Klan News