Asnjë gjë e keqe nuk do t’i ndodhë vendit nga ndryshimet kushtetuese, vlerëson zëvendëskryeministri Artan Grubi në emisionin Klan Debat me Xhumadije Ibrahimin.
Grubi sqaroi se qeveria ka një plan që do ta ndjekë në periudhën në vazhdim.
“Pas themelimit të komisionit, besojmë se do të bëhet përpilimi i këtyre dy amandamenteve dhe më pastaj të prezantohen para publikut, para partive politike, para gazetarëve, para shoqërisë civile, para botës akademike, para opinionbërësve, para komunitetit ndërkombëtar. T’u prezantojmë qytetarëve se çka nënkuptojnë këto amandamente dhe çka do të ndryshojë në përditshmërinë e tyre nëse këto dy amandamente miratohen”, deklaroi grubi./KlanMacedonia