Plani ekonomik në Britani, rritje taksash dhe pavarësi energjitike

Ministri i Financave Jeremy Hunt ka rritur taksat për disa kompani me qëllim uljen e inflacionit deri në 9.1%

Inflacioni në Britaninë e Madhe i cili aktualisht ka arritur në nivelin 11.1 % e ka detyruar ministrin e financave Jeremy Hunt që të hartojë një buxhet të ri që parashikon gjitashtu edhe rritjen e taksave.

Përpara deputetëve në paralament Hunt u shpreh se planet e tij do të trajtojnë rritjen e kostos së jetesës dhe do të reduktojnë ndjeshëm huamarrjen gjatë viteve të ardhshme.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Jeremy Hunt, Ministër i Financave: Prioritetet tona janë stabiliteti, rritja dhe shërbimet publike. Familjet britanike bëjnë sakrifica çdo ditë për të jetuar brenda mundësive të tyre. Ata që fitojnë më shumë do të paguajnë normën më të lartë të tatimit pra 125,140 paund. Po ashtu edhe industria e energjisë do të goditet me një taksë të zgjeruar prej 35% nga 1 janari deri në mars 2028, taksa e kompanive të naftës dhe gazit do të rritet nga 65% në 75% dhe do të vendoset një taksë të re të përkohshme prej 45% për gjeneratorët e energjisë elektrike ku së bashku këto masa në fund të gjenerojnë 14 miliardë paund.

Ministri i Financave ka pranuar se Britania e Madhe është në recesion, por me planin e ri synohetr një ristrukturim i gjithë ekonomisë që parashikon gjithashtu edhe uljen e borxhit. Pjesë e këtij plani është edhe hallka kryesore që synon mbështetjen e familjeve dhe bizneseve që përballen me fatura të larta të energjisë.

Jeremy Hunt Ministër i Financave, Britani e Madhe: Ka nevojë të ndryshojmë qasjen tonë ndaj energjisë. Ajo që duhet të bëjmë është një kombinim mes pavarësisë energjitike dhe efikasitetit të energjisë .Pavarësia e energjisë do të thotë se Britania e Madhe nuk do të jetë në gjendje të “shantazhohet” nga Putini apo dikush tjetër dhe efikasiteti i energjisë përkthehet në një reduktim të kërkesës në kuadër të ndikimit klimatik.

Hunt bëri të ditur se do të ketë një rritje të pagës në nivel kombëtar prej 9,50 paund në orë për personat mbi 23 vjeç si dhe një rritje prej 10% për pensionet. Ai foli edhe për investime si dhe gjithashtu do të investojë në arsim dhe shëndetësi. Në të njëjtën kohë, Banka e Anglisë ka paralajmëruar se Mbretëria e Bashkuar po përballet me recesionin e saj më të gjatë që nga fillimi i regjistrimeve ndërsa në fjalimin e tij Hunt u shpreh se synon që inflacioni deri në fund të këtij viti të zbresë në nivelin 9.1% dhe 7.4% vitin e ardhshëm.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share