Plani B i opozitës – Në lojë referendumi për ndryshimet kushtetuese?!

MICKOSKI NISMËN DO TA PROPOZOJË NË ORGANET MË TË LARTA TË VMRO-DPMNE-së

Vijojnë reagimet pas Miratimit të propozim-konkluzioneve për propozimin francez në Kuvend dhe nënshkrimi i protokollit me Bullgarinë.

Opozita maqedonase pasi nuk votoi në Kuvend për propozim-konkluzionet për propozimin francez, paralajmëron referendum për ndryshimet kushtetuese, ku sipas këtyre ndryshimeve bullgarët duhet të hyjnë në Kushtetutë. Për këtë, vendimin duhet ta merr partia më e madhe opozitare – VMRO-DPMNE-ja.

Lideri Mickoski planifikon që nismën për grumbullimin e 150 mijë nënshkrimeve për referendum, që sipas tij “ të hidhet poshtë bullgarizimi dhe asimilimi” ta propozojë në Komitetin Ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së.

Nga kjo parti sot njoftuan se votimi në referendum nuk do të thotë tërheqjen e bllokimit të VMRO-DPMNE-së për ndryshimet kushtetuese, por përkundrazi – krahas bllokimit të ndryshimeve kushtetuese, qytetarët do të kenë mundësi ta shprehin mendimin e tyre nëse janë “për” ose “kundër”.

Ndryshe, në nvel kombëtar, në RMV deri tani janë organizuar tre referendume. I fundit është mbajtur më 30 Shtator 2018 kur qytetarët u prononcuan në pyetjen “Nëse janë për anëtarësimin në NATO dhe BE me pranimin e Marrëveshjes midis Maqedonisë dhe Greqisë”.

Referendum u organizua edhe në vitin 2004 për ndarjen territoriale të vendit, derisa në Shtator të vitit 1991 u mbajt referendumi për pavarësi.

Referendum mund të shpallin Kuvendi ose Këshillat e Komunave. Nëse e inicojnë qytetarët, duhet të grumbullohen 150 mijë nënshkrime në nivel vendi, kurse në nivel lokal nisma duhet të mbështetet nga 10% e votuesve të regjistruar në atë Komunë. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share