Dy autorët pjesë e një bande kriminale, dy të plagosurit në gjendje të rëndë shëndetësore
Policia greke po punon për kapjen e dy shqiptarëve të cilët janë identifikuar orët e fundit si autorë të plagosjes së 3 të rinjve grekë, në orët e para të mëngjesit së të shtunës, jashtë një lokali nate në Athinë.
Dyshohet se dy shqiptarët janë anëtarë të një bande kriminale që është përfshirë në të kaluarën në vrasje, vjedhje , si dhe trafik droge.
Konflikti mes dy shqiptarëve dhe një grupi të rinjsh grekë, të cilët ishin nga ishulli i Kretës, ka nisur kur këta të fundit kanë bërtitur në drejtim të një fuoristradë tip “Range Rover” që po kalonte aty. Dy shqiptarët kanë zbritur nga makina luksoze duke iu drejtuar grupit të të rinjvë. Tre prej grekëve kanë filluar të debatojnë me dy shqiptarët dhe brenda pak sekondave ka nisur një konflikt fizik.
Në këtë moment njëri nga shqiptarët nxjerr armën dhe qëllon me gjakftohtësi, fillimisht të riun që ishte më agresiv, më pas edhe dy të tjerët.
Mësohet se dy prej të plagosurve të cilët janë edhe vëllezër janë në gjendje të rëndë shëndestësore ndërsa ndërsa shoku i tyre është gjithashtu i shtruar në spital, por me lëndime më të lehta.
Mediat greke shkruajnë se dy shqiptarët janë të njohur për policinë greke pasi janë pjesë e një grupi kriminal që merret me mbrojtjen e klubeve të natës. Madje dyshohet se ata kanë marrë pjesë edhe në vrasjen e një 40-vjeçari shqiptar po në Athinë në fillim të këtij viti.
Klan News