Plagoset një person pas të shtënave me armë në Gjorçe Petrov

MPB njofton se mbrëmë ka ndodhur të shtëna me armë në lagjen Gjorçe Petrov.

Nga MPB njoftojnë se 47 minuta pas mesnatës, në stacionin policor është paraqitur se dy persona kanë gjuajtur në drejtim të A.V. (31) nga Shkupi dhe të cilit i kanë shkaktuar plagë.

“Nga të shtënat është dëmtuar edhe një automjet “Citoren”. A.V. për trajtim mjekësor është dërguar në spitalin e përgjithshëm “8 Shtatori”.

Në vendin e ngjarjes është bërë ekspertizë nga policia e SPB Shkup”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share