Dy vëllezër janë plagosur sot në Tiranë. Sipas njoftimit zyrtar të policisë, një person tjetër dyshohet se i ka goditur me mjet shpues.
Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit, ndërsa dy vëllezërit janë në spital jashtë rrezikut për jetën.
“Më datë 11.03.2023, në rrugën “Gavrli D’Ara”, shtetasit A. K., dhe A. K., (vëllezër), janë konfliktuar me një shtetas ende të paidentifikuar, i cili dyshohet se i ka goditur me mjet shpues. Si pasojë e konfliktit, dy vëllezërit janë dëmtuar dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Punohet për identifikimin e kapjen e autorit. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale”, thotë policia./tvklan.al