Plaçkitja e bankomatit në Butel, MPB me detaje

Një bankomat i një banket private është hedhur në erë me eksploziv në lagjen Butel të Shkupit mëngjesin e sotëm, informon Klan M.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Hristijan Todorovski-Karposh”, ndërsa për momentin nuk raportohet për të lënduar, por vetëm dëme materiale. Forca policie ndodhen në vendngjarje dhe po kryejnë kontrolle.

”Më datë 06.06.2023 në ora 03:38 në SPB Shkup është raportuar se në zonën e Butelit katër persona të cilët kanë ardhur me veturë kanë vendosur mjet shpërthyes në një bankomat dhe kanë tentuar të marrin para, por nuk kanë arritur. Nga shpërthimi janë dëmtuar tre automjete. Nuk ka persona të lënduar. Po vijon hetimi nga policia dhe po merren masa për zbardhjen e rastit” – thonë nga MPB. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share