Pjesa e parë spektakolare: Argjentina shkon në pushimin mes pjesëve me epërsi komode ndaj Francës

Ka përfunduar pjesa e parë e finales së Kampionatit Botëror në mes të Argjentinës dhe Francës, me rezultat 2-0.

Argjentinasit e nisën më mirë ndeshjen, duke mbajtur nën presion kampionin në fuqi.

Ishte minuta e 21-të e takimit, kur Ousmane Dembele e rrëzoi një lojtar argjentinas brenda zonës së rreptësisë.

Edhe pse ishte një rrëzim i lehtë brenda zonës, gjyqtari Szymon Marciniak e mbajti atë qëndrim.

Nga pika e bardhë, Lionel Messi shënoi në minutën e 24-të, duke i dhënë Argjentinës epërsinë.

Pasi 35-vjeçari shënoi nga penalltia në minutën e 24-të, argjentinasit vazhduan me paraqitje brilante.

Ky mund iu shpërblye, pasi shënuan edhe golin e dytë.

Ishte Alexis Mac Allister që e gjeti në mënyrë perfekte Angel di Marian, që realizoi për 2-0 në minutën e 36-të.

Franca më pas tentoi të kthehej në lojë, duke larguar nga loja Olivier Giroud dhe Ousmane Dembele në minutën e 41-të, duke futur Kolo Muanin dhe Marcus Thuram në vend të tyre, derisa ishin shtatë minuta lojë shtesë – por pa ndonjë ndryshim në rezultat nga Les Blues.

Në 45 minutat e dytë, Gjelat do të tentojnë të ngushtojnë epërsinë e argjentinasve, ndërsa këta të fundit do të synojnë thellimin e rezultatit.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share