Pista të reja për skandalin e Juventusit

Rreth një muaj nga seanca parapraket e planifikuar për më 27 mars, pista të reja hetimi janë ngritur mbi Juventusin. Sipas asaj që raporton gazeta “Repubblica”, prokuroria italiane ka nisur të hetojë marrëveshje të tjera sekrete në lidhje me transferimin e lojtarëve në klube si Atalanta dhe Udinese.

Me këto dy klube, bardhezinjtë kanë mbyllur disa marrëveshje, me formula dhe shifra të ndryshme nga ato që janë depozituar në Ligën Italiane të Futbollit.

Historia lidhet me kalimin e Madragora te Udinese, i blerë prej tyre në vitin 2018 nga Juventusi për shifrën e 20 milionë eurove. Fitimi kapital nga ky transferim llogaritet të jetë 26 milionë euro, të përfshira në pasqyrën financiare të vitit 2019.

Marrëveshjet e tjera janë ato të huazimeve te Atalanta, një vlerë 14.5 milionë euro të pa buxhetuara dhe që kanë të bëjnë me lojtarë si Mattiello, Muratore, Caldara e Romero. Në rast se gjithçka konfirmohet, Juventus rrezikon jo pak. Bardhezinjtë janë penalizuar me 15 pikë momentalisht, megjithatë shmangia e FPF mund ta zbres nga kategoria dhe përjashtimin e tyre nga kompeticionet e UEFA-s.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share