Pink sjell për publikun albumin “Trustfall”

Artistja kishte paralajmëruar projektin muzikor në Nëntor

Pink ka sjellë për fansat e saj albumin më të ri të titulluar “Trustfall”.

Artsitja e njohur festoi publikimin e albumit të nëntë me një performancë akustike që dhuroi në Neë York.

Këngëtarja, e cila publikoi listën e këngëve që do të përmbante albumi i ri në fillim të këtij muaji, tashmë ka nxjerrë disa këngë, përfshirë ato si “Never Gonna Not Dance Again”,dhe “When I Get There” e cila është një dedikim për babain e ndjerë të artistes.

Mësohet se në albumin e ri ka edhe bashkëpunime, saktësisht tre të tilla.

Projekti i ri muzikor ishte paralajmëruar në rrjetet sociale nga vetë artistja. Pink u shfaq në skenën e muzikës në vitin 2000. Këngëtarja fituese e Grammy, emri i vërtetë i së cilës është Alecia Moore, njihet për hitet “Get The Party Started”, “Try” dhe “Just Give Me a Reason”.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share