Pilotët e Lufthansas në grevë, anulohen 800 fluturime

Rreth 100 mijë pasagjerë mbetën pa udhëtuar ne destinacionet e tyre, pasi pilotët e aviokompanisë më të gjermane, Luft-hansa u futën sërish në grevë njëditëshe.

Për pasojë, dështuan 800 fluturime.

Pamundësia e kthimit në shtëpi mërziti shumë Regis Galinski e cili ishte me punë në Nigeri.

“Unë thjesht dua të shkoj në shtëpi dhe të pushoj pas detyrës sime, punës sime në det të hapur”.

Sindikata e pilotëve të Lufthansa po kërkon rritje të pagave dhe kushte më të mira për punë.

Kompania tha se ofroi një ngritje prej 900 euro. Kjo i bie 5 për qind për pilotët e vjetër dhe 18 për të rinjtë.

Sindikata kërkoi rritje prej 5.5 për qind këtë vit dhe ngritje mbi shkallën e inflacionit, më 2023.

Përveç kësaj, pilotët kërkuan një plan të ri të pagesave dhe pushimeve, që sipas aviokompanisë, do të shtonte pagesat për stafin me rreth 40 për qind, ose diku kah 900 milionë euro gjatë dy vjetëve të ardhshëm.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share