Pikëpagesat rrugore: Vitin e kaluar shteti ka mbledhur 53,2 milionë euro

6.6 milionë euro më shumë fitim se në vitin 2021

Nga Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore njoftojnë se vitin e kaluar është realizuar fitim prej 53.2 milionë euro nga pikpagesat rrugore. Apo 6.6 milionë euro më shumë fitim se në vitin 2021

Në pikëpagesat rrugore në shtet vitin e kaluar është realizuar fitim në vlerë (53.2 milionë euro), informuan nga Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore.

Të ardhurat e vitit të kaluar janë për 6.6 milionë euro më shumë në raport me ato të vitit 2021, që ishin 46,4 milionë euro. Në pikëpagesat e reja, të lëshuara më 18 korrik të vitit të kaluar, Preod dhe Kadrifakovo, në drejtimin rrugor Milladinovc – Sveti Nikolle – Shtip, arkëtimi është 85.5 milionë denarë.

Më fitim prurëse është pikë pagesa Romanvoce, ku sipas të dhënave të Ndërmarrjes Publike për rrugë shtetërore. Ndërkaq, fitimi i realizuar nga pagesa elektronike në pikë pagesa, është 333.1 milionë  denarë.

Që nga fillimi i vendosjes së pagesës elektronike, nga korriku i vitit 2019 deri më 1 mars, pagesa elektronike shënon rritje si në shitjen e pajisjeve elektronike, ashtu edhe në mbushjen e tyre.

Nga NP Rrugët shtetërore thonë se, pjesëmarrja e pagesës elektronike është në rritje të vazhdueshme në fitimin e përgjithshëm të realizuar nga pikat pagesore dhe veç më tejkalon 30 përqindje të pagesës së përgjithshme, në pjesën e pagesave, ku funksionon pagesa elektronike.

Në korrik të vitit 2019 në pikë pagesat në pjesën e Korridorit 10 që kalon në shtet është vendosur sistemi elektronik për pagesa, ndërsa në rrjedh është edhe modernizimi i vendosjes së një sistemi të tillë në pikë pagesat Milladinovci, Gllumovë, Zhelinë, Tetovë dhe Gostivar të Korridorit 8. Realizues i punimeve është konzorciumi “JV Aselsan – Zhikol”, ndërsa vlera e marrëveshjes është 12.489.356 euro.

Po ashtu, në rrjedh është procedura e harmonizimin teknik dhe financiar për zbatimin e ndërveprueshmërisë në pagesën elektronik në pikë pagesat në kuadër të Ballkanit të Hapur, pasi në samitin e Ohrit, u dakordua që të vendoset një sistem i vetëm për pagesë elektronik në Serbi, Maqedoninë e Veriut dhe Shqipëri.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share