PËRPLASJA REZULTOI ME PEZULLIM DHE MASA DISIPLINORE
Përplasja rreth bastisjes në Drejtorinë për Polici Financiare rezultoi me pezullim dhe masa disiplinore për Prokurorët që luftojnë kundër krimit të organizuar. Prokurori Shtetëror Publik, Lubomir Joveski, ka pezulluar Prokuroren Vilma Ruskovska, e cila është në krye të Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit dhe ka ngritur procedurë disiplinore për të dhe bashkëpunëtoret e saj, Prokuroret Elizabeta Josifovska dhe Ivana Trajçeva, raporton Klan M.
“Konform nenit 93 të Ligjit për Prokurori Publike, Prokurori Publik i RMV-së ka dorëzuar propozimin për ngritjen e procedurës disiplinore për konstatimin e përgjegjësisë së tre prokurorëve, për të cilët ekzistojnë dyshime dhe qëllimisht dhe në mënyrë të paarsyeshme kanë bërë gabim të madh professional, me çka kanë bërë cënim të rëndë disiplinor sipas nenit 91 alinea 6 të Ligjit për Prokurori Publike” – thonë nga Prokuroria Publike.
Ndërkohë, Drejtori I Drejtorisë për Polici Financiare, Arafat Muaremi është tërhequr nga funksioni, kanë njoftuar nga ky institucion. Tërheqja erdhi pasi Prokurori Publik, Lubomir Joveski ngriti procedura për konstatimin e përgjegjësisë disiplinore për tre Prokuroret.
“Me vetëdëshirë tërhiqem nga funksioni u.d Drejtor i Drejtorisë për Polici Financiare. Këtë vendim e kam marrë me qëllim që në opinion të mos ekzistojë as edhe dyshimi më i vogël në integritetin, paanshmërinë dhe pavarësinë e procedurës që edhe më tej mbetet të zhvillohet në Prokurorinë Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit” – deklaroi Arafat Muharemi.
Ndryshe, Muaremi më 8 Gusht dorëzoi kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike – Shkup kundër tre Prokurorëve të Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit lidhur me bastisjen në Drejtori.
Policia Financiare kishte njoftuar se Prokuroret në Gjykatë kanë dorëzuar të dhëna të rrejshme për të marrë lejen për bastisje, me cka është shkelur Ligji për procedurë penale.
Më pas Ruskovska, kishte kërkuar ndihmë ndërkombëtare dhe nga qeveria, sic u tha, kundër presioneve nga funksionari qeveritar Arafat Muaremi. /KlanMacedonia/