Petrovska – Zholi: Maqedonia e Veriut dhe Kanadaja treguan solidaritet në forcimin e sigurisë së krahut lindor të NATO-s

Ministrja e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska sot në Ministri u takua me ministren e Punëve të Jashtme të Kanadasë, Melani Zholi, me të cilën bisedoi për bashkëpunimin maqedono-kanadez në mbrojtje, si dhe për përkushtimin e të dyja vendeve në forcimin e sigurisë kolektive të NATO-s nëpërmjet pjesëmarrjes në forcat shumëkombëshe të Aleancës në krahun lindor.

„Agresioni rus kundër Ukrainës dhe shpërfillja e plotë e rendit juridik ndërkombëtar të vendosur na tregoi se ne duhet të jemi vazhdimisht vigjilent dhe të përkushtuar në mbrojtjen e vlerave tona – demokracisë, lirisë dhe sovranitetit tonë. Falë aleatëve tanë kanadezë, nën udhëheqjen e të cilëve pjesëtarët e ushtrisë maqedonase dhe aleatët e tjerë në kuadër të forcave shumëkombëshe të NATO-s në Letoni, forcojnë sigurinë e të gjithë anëtarëve të NATO-s”, tha Petrovska.

Ministrja e Punëve të Jashtme kanadeze, Zholi theksoi se Kanadaja e vlerëson lart pjesëmarrjen e pjesëtarëve të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut në forcat shumëkombëshe të NATO-s në Letoni dhe tha se ata janë pjesë e rëndësishme e sigurisë kolektive të Aleancës dhe siguria e të gjitha shteteve anëtare.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Zholi theksoi se megjithëse Kanadaja nuk është anëtare e BE-së, ajo është e bindur plotësisht se vendi i Maqedonisë së Veriut është në Bashkimin Evropian, si e vetmja mënyrë për të konsoliduar stabilitetin, përparimin dhe zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit transatlantik. Zholi përshëndeti qëndrimin e ministres se amendamentet kushtetuese duhet të miratohen menjëherë sepse ato përfaqësojnë një konfirmim të multikulturalizmit në vend dhe Kanadaja si një vend multikulturor e kupton dhe e mbështet këtë. Përkrahja e amendamenteve kushtetuese nuk do të thotë votim pro apo kundër Qeverisë, por mbështetje për Maqedoninë – tha Petrovska.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share