Petrovska: Nuk ka asnjë kërcënim real për sigurinë e shtetit

LIGJ I RI PËR MBROJTJEN NGA KËRCËNIMET KIBERNETIKE

Sipas njohurive tona, nuk ka asnjë rrezik real nga kërcënimet me bomba, kështu njoftoi ministrja e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska në “Simulimin e 9-të studentor të NATO-s: NATO pas samitit në Madrid”.

Ministrja e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska njofton qytetarët se për momentin nuk ka asnjë kërcënim real për sigurinë e shtetit, sipas saj të gjitha institucionet shtetërore po marrin masat e duhura për të garantuar sigurinë. Petrovska njoftoi se do të futet një ligj i ri për mbrojtjen nga kërcënimet kibernetike

“Mbrojtja kibernetike e të gjitha institucioneve, por edhe e gjithçkaje që përfaqëson infrastrukturën kritike është sfidë. Derisa ligji të miratohet dhe të hyjë në fuqi, absolutisht çdo institucion merr masa shtesë në drejtim të mbrojtjes kibernetike. Ne kemi komunikim dhe mbështetje të vazhdueshme nga partnerët strategjikë si brenda NATO-s dhe më gjerë. Mbrojtja kibernetike është diçka për të cilën duhet punuar vazhdimisht dhe nuk është diçka që përfundon njëherë e përgjithmonë. Të gjitha tentativat e mundshme për sulm kibernetik janë duke u monitoruar dhe jami në koordinim me të gjitha institucionet e interesuara në mënyrë që të përgjigjen sa më shpejt.

Këto komente Petrovska i bëri në simulimin e nëntë studentor të NATO-s, icili është një samit i të rinjve që simulon një takim të Këshillit të VeriAtlantik në nivel krerësh shtetesh ku diskutohen çështjet globale. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share