Petrovska: Alarmet për bomba – s’ka kërcënim real për sigurinë kombëtare

SPASOVSKI: FORMOHET EKIP I VEÇANTË PËR PENGIMIN E SULMEVE KIBERNETIKE 

 Ekip i veçantë eksprertësh i përbërë nga më shumë institucione do të zbulojë dhe pengojë sulmet dhe kërcënimet kibernetike, këtë sot e deklaroi ministri për Punë të Brendshme Oliver Spasovski. Ai shtoi se rasti me raportimet për bomba në Dellçevë është duke u zbardhur dhe se së shpejti do të ketë epilog.

“U formua një ekip i cili do të përbëhet nga më shumë institucione dhe i cili do të punoj në pengimin e sulmeve kibernetike. Sulmet kibernetike dhe kërcënimet kibernetike praktikisht janë pjesë e veprave më të rënda penale, dhe kjo nënkupton se të gjithë ne duhet të kyçemi në këtë luftë që të pengojmë kërcënimet kibernetike” – tha Oliver Spasovski, ministër i Punëve të Brendshme.

Ndërkaq ministrja e Mbrojtjes Sllavsjanka Petrovska siguron se nuk ka kërcënim real prej bombave pasi që kështu tregojnë raportet e shërbimeve të sugurisë.

“Deklaratat që kam dhënë në periudhën e kaluar bazohen në informacionet e shërbimeve të sigurisë dhe zbulimit, që nuk ka ndonjë kërcënim real që mund të ndikojë në sigurinë tonë kombëtare. Natyrisht, këto janë të dhëna që shpërndahen vazhdimisht nga tre shërbime të inteligjencës dhe e informojnë kreun e shtetit. Sigurisht që nëse do të shfaqet ndonjë rrezik i shtuar i sigurisë, qytetarët në kohë do të informohen” – tha Slavjanka Petrovska, ministre e Mbrojtjes.

Këto komente Ministrja Petrovska I bëri gjatë prezentimit të buxhetit të Ministrisë së Mbrojtjes për vitin 2023 që peshon 274.6 milionë euro dhe është një e treta më shumë se vitin e kaluar. /KlanMacedonia/

PËRGATITI: ARBANA Q KLIMENTA

Lexo gjithashtu
Total
0
Share