Pesë persona janë plagosur në një sulm rus në Kharkiv, ka thënë policia kombëtare e Ukrainës.
Një vajzë 13-vjeçare dhe një djalë 16-vjeçar janë në mesin e të lënduarve, raporton SkyNews, transmeton Klankosova.tv.
“Si rezultat i bombardimeve, pesë civilë u plagosën dhe u dëmtua edhe infrastruktura civile”, tha zyrtari i policisë, Oleksandr Kobylev.
“Aktualisht dy fëmijë të mitur mësohet se kanë pësuar lëndime të lehta. Për të gjithë viktimat ofrohet ndihma e nevojshme mjekësore”.