Pesë skiatorë gjenden pa shenja jete në Aplet e Zvicrës, dyshimet e para

Trupat e pesë skiatorëve të zhdukur janë gjetur në Alpet e Zvicrës, ndërkohë që autoritetet lokale janë ende në kërkim të një personi të gjashtë. Grupi u zhduk të shtunën në malin Tete Blanche dhe menjëherë nisi një operacion i madh kërkim.

Ata ishin nisur nga Zermatt, në një turne skish drejt Arollës. BBC News raporton se të gjithë skiatorët ishin zvicerianë të moshës nga 21 deri në 58 vjeç.

Sinjali i fundit nga grupi u regjistrua brenda natës. “Nuk ishte verbale”, tha kreu i shërbimit të shpëtimit ajror të Zermatt, Truffer, por lejoi shërbimet e shpëtimit të merrnin një ide të përafërt të vendndodhjes së tyre.

Policia zviceriane njoftoi se pesë nga gjashtë skiatorët u gjetën pa shenja jete në 21:20 me orën lokale. Autoritetet shtuan se ekipet punuan shumë në kërkim të skiatorëve, por moti i keq pengonte operacionin. Prej disa ditësh në Alpe fryejnë erëra të forta dhe gjatë 24 orëve të fundit ka pasur reshje të dendura bore.

Truffer tha për BBC News se moti ishte aq i keq sa fluturimi nuk është një mundësi, me erëra shumë të forta, borë të denduar dhe me rrezik të lartë orteku. Dyshohet se goditja nga ndonjë ortek mund të ketë qenë shkaku i vdekjes së skiatorëve./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share